PSZH jep dritë jeshile AL Hilalit, nis bisedat  me Mbapen

Paris Sen Zhermeni është i gatshëm të pranojë ofertën rekord prej 300 milionë eurosh të Al-Hilal për Kylian Mbapen. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raportoi këtë të hënë se klubi saudit ka dorëzuar ofertën e parë zyrtare te PSZH-ja në mënyrë që të nisë bisedimet për yllin francez.

Oferta ka vlerën e 300 milionë eurove, që është rekord botëror. Transferimi më i shtrenjtë mbetet ai i Neymarit nga Barcelona te PSZH-ja për 222 milionë euro.

“L’Equipe” tani ka raportuar se PSZH-ja do të pranojë ofertën, nëse ata arrijnë të bindin Mbapen të bëjë lëvizjen drejt Lindjes së Mesme. “Le Parisien” raportoi gjatë fundjavës se presidenti i kampionëve francezë, Naser Al Khelaifi, kontaktoi 24-vjeçarit për ta inkurajuar atë të dëgjonte ofertat këtë verë. Gjithashtu raportohet se parisienët i kanë dhënë lejen Al-Hilalit që të nisin bisedimet edhe me Mbapen.

LEXO EDHE:

Back to top button