Paolo Maldini mes ofertave nga Italia dhe PSZH

‘Sky Sport Italia’ pretendon se PSZH dhe Italia i kanë ofruar një rol legjendës së Milanit, Paolo Maldini, i cili u largua nga ‘kuqezinjtë’ në fund të sezonit të kaluar. Ish-mbrojtësi po pret të fillojë një kapitull të ri të karrierës së tij pas ndarjes me gjigantët e Serie A në fund të sezonit 2022-2023. Pronari i klubit, Gerry Kardinale praktikisht e shkarkoi atë pas ndeshjes së fundit të sezonit të kaluar kundër Veronës.
‘Sky Sport Italia’ tani po pretendon se si PSZH ashtu edhe FA e Italisë, FIGC i kanë ofruar tashmë një rol Maldinit. Gjigantët e Ligue 1 kanë punësuar së fundmi një trajner të ri ish- trajnerin e Romës, Luis Enrique dhe thuhet se po planifikojnë të punësojnë Maldinin si drejtor klubi.
Nuk është ende e sigurt se çfarë do t’i ofronte FIGC 55-vjeçarit, por sipas raportit, një ofertë ka bërë edhe Federata Italiane. Maldini aktualisht është në pushime dhe ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. Ish-mbrojtësi dhe krahu i tij i djathtë Frederik Masara kontribuan ndjeshëm në titullin e parë të Milanit në Serie A në më shumë se një dekadë në 2021-22, duke nënshkruar disa lojtarë gjatë kohës së tyre në klub, duke përfshirë Teo Hernandez, Rafael Leao, Majk Manjan dhe Fikajo Tomori.