Oferta nga Premier Liga, Leon Goretzka sqaron të ardhmen e tij

Pas një sezoni jo fort pozitiv me fanellën e Bajern Munihun, e ardhmja e mesfushorit gjerman Leon Goretzka u vu në dyshim. Gjithsesi, mesfushori 28-vjeçar i ka idetë e qarta në lidhje me të ardhmen e tij. Ai dëshiron të qëndrojë te kampionët e Gjermanisë. Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Kicker”, mesfushori i bavarezëve ka sqaruar gjithçka.
“A do të largohem? Sigurisht që jo. E dashuroj këtë klub, e adhuroj këtë qytet dhe tifozët e Bajernit. Ndaj, nuk do të largohem nga Bajerni. Kjo është e vërteta”.
Për mesfushorin gjerman janë interesuar disa skuadra “big” në Premier Ligë, duke nisur nga Arsenali e Liverpulli. Edhe ekipi i Uest Ham kishte bërë një ofertë, pasi dëshironte që Goretzka të ishte zëvendësuesi i Rajsin, por në planet e mesfushorit është vetëm Bajernit.
“Nuk kam planifikuar asnjë lamtumirë”, tha Goretzka, që luan prej 5 sezonesh me fanellën e Bajern Munihut.
Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2026 me Bajern Munihun, por për trajnerin Tushel lojtari nuk është i paprekshëm dhe kishte dhënë “OK” për ta larguar nëse vjen një ofertë e mirë.