Jan Zomer kërkon vetëm Interin, Bajerni gati të lëshojë pe

Interi është në turneun e tyre parasezonal në Japoni së bashku me gjigantët e Bundesligës dhe aktualisht janë pa asnjë portier të ekipit të pare, pasi e shitën Andre Onanën te Man. Juanjted dhe e lanë Samir Handanovicin të largohej pas përfundimit të kontratës.

Jan Zommer është identifikuar prej kohësh nga Interi si zgjedhja e tyre kryesore për sezonin e ardhshëm dhe lojtari është i prirur të bëjë këtë lëvizje, duke i thënë Bajernit përpara udhëtimit në Japoni se ai dëshiron të largohet për në kryeqytetin e Lombardisë këtë verë.

“Gazzetta dello Sport” raporton se si Bajerni më në fund është gati të lejojë Zomerin të largohet, tani që ata kanë rreshtuar si zëvendësues spanjollin David Raja, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Brentford.

Interi ka pritur me durim për të finalizuar ardhjen e Zommer dhe ata janë të prirur ta mirëpresin atë në kampin e tyre stërvitor në Japoni. Gjërat mund të përfundojnë në 48 orët e ardhshme dhe është ende e paqartë nëse “Nerazzurrët” do të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 6 milionë euro apo do t’i jepet një zbritje e vogël.

LEXO EDHE:

Back to top button