Liverpulli, 60 mln euro për dy talent që shkëlqyen në Premier Ligë

Skuadra e Liverpullit kërkon të bëjë edhe një apo dy blerje të tjera në mesfushë dhe trajneri Jurgen Klop i ka dhënë klubi të dhënat e saktë për përforcimet që ka nevojë. Sipas “Sky Sports”, trajneri gjerman kërkon dy emra të rinj, që u dalluan sezonin e fundit në Premier Ligë.
I pari është 23-vjeçari Cheik Dukure, që luan me Kristall Pallasin. Ai debutoi vjet me skuadrën e Pallasit duke treguar pjekuri në lojën e tij. Një mesfushor shkatërrues, që luan para mbrojtjes dhe që ka aftësi të mira fizike. Skuadra e Kristall Pallas kërkon 30 milionë për lojtarin, që ka një kontratë deri në vitin 2027.
Emri i dytë është ai i 19-vjeçarit belg Romeo Lavia, që vjet luajti në Premier Ligë me Sautemptonin, duke realizuar edhe një gol. Edhe ai ka një kontratë deri në vitin 2027 dhe ka po të njëjtën kosto sa Dukure. Madje luajnë në të njëjtin pozicion. Një mesfushor me perspektivë, që ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të ndryshme.
Duke qenë se luajnë në të njëjtin pozicion, me shumë gjasa që klubi do të fokusohet vetëm te njëri prej tyre. Gjithsesi, duke qenë se nga “The Reds” u larguan këtë verë dy lojtarë si Henderson e Fabinjo edhe mund të vijnë të dy të rinjtë për 60-65 milionë euro.