Shkenca ka konfirmuar: Disa njerëz mund të nuhasin shiun që vjen
Shkenca ka konfirmuar: Disa njerëz mund të nuhasin shiun që vjen

Me ndihmën e parashikimeve meteorologjike, mund të kemi parasysh kur na pret moti me shi. Por, duke u mbështetur në shqisën e nuhatjes, a mund të ndjejmë se së shpejti do të bjerë shi? Shkencëtarët pretendojnë se njerëz të tillë ekzistojnë, shkruan “Leadbible” .
Të gjithë jemi të njohur me aromën e freskët që mbush ajrin pas shiut. Kjo erë ndihet më fort kur bie shi pas një periudhe të gjatë me diell dhe të ngrohtë.
Por besoni apo jo, ka prova që disa njerëz kanë aftësinë të nuhasin shiun edhe para se të fillojë të bjerë, dhe kjo lidhet me petrichorin. Termi petrichor përbëhet nga fjalët greke petra, që do të thotë gur, dhe ichor, që do të thotë gjaku i perëndive sipas mitologjisë.

Era karakteristike krijohet nga bakteret në tokë, të cilat çlirojnë përbërjen organike gjeosmin. Aftësia jonë për të nuhatur gjeosminën është mjaft mbresëlënëse, madje e tejkalon aftësinë e peshkaqenëve për të nuhatur gjakun.
Kjo erë e veçantë është më e përhapur pas një periudhe shiu, sepse kur pikat e shiut godasin tokën dhe shpërndahen mbi të, ato mund të bllokojnë xhepa të tërë ajri. Ata pastaj ngrihen si aerosole të vogla, duke mbajtur me vete të gjitha kimikatet dhe mikroorganizmat që gjenden në ajër.
Tre atomet e oksigjenit që përbëjnë ozonin kanë gjithashtu një efekt në erën, veçanërisht pas stuhive. Ka një erë të veçantë, e cila është më e ëmbël se petrichor.