Arslan: Levski është klub me histori, por edhe ekip me moshë të re mesatare

Në prag të ndeshjes së parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, në mes FC Shkupit dhe Levskit nga Bullgaria, para mediave foli trajneri Cihat Arslan dhe Ali Adem. Trajneri Arslan konsideron se Levski është një skuadër e fortë, një kundërshtarë me mjaft eksperiencë edhe pse mosha mesatare e ekipi është mjaft e re.
“Sigurisht që Levski është një kundërshtar më serioz, se ai që kishim më parë. Sigurisht është një ndeshje e re dhe duhet një strategji të re. I gjithë koncepti i ndeshjes po ndryshon dhe natyrshëm përgatitemi duke pasur parasysh kundërshtarin. Levski ka një lloj të caktuar lojtarësh dhe ne po përgatitemi për ta. Levski është një ekip serioz, ka vite që është pjesë e garave evropiane. Ata luajnë futboll sulmues dhe kanë lojtarë të tillë. Ne treguam gjithashtu dobësi dhe duhet ta rregullojmë këtë. Do të mundohemi të jemi më kreativë.
Sa i përket vetë ekipit, ekipi ynë është një ekip që luan futboll teknik. Dhe kjo është gjithmonë e vështirë për t’u arritur në fushë, sidomos ndaj një kundërshtari cilësor. Kur fiton 5:0, ke më shumë stres se sa gëzim. Sepse është e vështirë të pajtohesh me faktin se ke fituar kaq shumë. Është e vështirë të kuptosh se ke fituar me një diferencë të tillë. Ne bëmë histori me atë rezultat, por është vetëm një rezultat dhe ne po ecim përpara. Levski është një klub me histori, por edhe një ekip i ri, me mesataren prej 23 vjet. Portieri është vetëm 18 vjeç dhe tashmë ka një çmim prej 1.5 milionë euro. Edhe ne kemi rinuar ekipin, pasi që më parë ishim me mesatare 28 dhe tani jemi 24. Me punë të palodhur mendoj se do të arrijmë diçka që nuk është arritur. Synimi im nuk janë vetëm ata njëmbëdhjetëshe të parët që do të performojnë, por edhe ata që do të marrin gjysmë orë për të dhënë maksimumin e tyre,“ tha mes tjerash trajneri Arslan.
Cihat Arslan në fund dërgoi mesazh për të gjithë futbolldashësve që në numër sa më të madh të vijnë në stadium dhe të përcjellin ndeshjen, duke ndihmuar skuadrën me anim korrekt.
“Pas duelit me Hegelmanin të gjithë jemi të fokusuar në këtë ndeshje. Me ndihmën e tifozëve shpresojmë në një rezultat të favorshëm. Jo, ne jemi larg fluturimit në re pas asaj paraqitjeje ndaj Hegelmanit dhe fitores 0:5. Është koha për gjëra të reja, kjo është pas nesh tani. Jemi të fokusuar në maksimum dhe besojmë te suksesi. Ky ekip i Shkupit është i aftë për shumë, dhe këtë do ta dëshmojmë në ndeshjen e nesërme”, tha mes tjerash mesfushori i Shkupit, Ali Adem.
Ndeshja në mes FC Shkupi dhe Levskit, do të zhvillohet të enjtën (27.07.2023) në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në orën 21.00.