Qeveria pezullon bashkimin e koncesioneve “Illovica-Shtuka”

Qeveria pezullon bashkimin e koncesioneve “Illovica-Shtuka”

Gazetar: Adnan Qaili

Qeveria vendosi të pezullojë vendimin për bashkimin e koncesioneve në “Illovica-Shtuka”. Miniera në rajonin e Strumices, në dekadën e dytë vazhdon të mos merr leje për eksploatim të arit dhe bakrit për shkak të mos plotësimit të kushteve. Me vendimin e mbrëmshëm nuk është mbyllur problemi, por vetëm është prolonguar pasi koncesionari “Euromax Resources” ka të drejtë sërish të kërkoj bashkimin e dy projekteve për të hapur një minierë. Kjo pasi marrëveshja e lidhur me kompaninë zvicerane-kanadeze mund të zhbëhet në mënyrë të njëanshme nga shteti ynë, nëse sjellin një Akt që dëshmon shkatërrimin e ambientit jetësor të zonës, tha Ministri Kreshnik Bekteshi.

“Për fatin tonë të keq, koncesionerë të tjerë (si në minierën Buçim-Radovish) punojnë ende me Cianid. Kjo është e vërtetë dhe të gjithë e dinë! Ndërkohë është ndryshuar Ligji për burime minerale dhe Ligji për mbrojtje të ambientit jetësor. Investitori i ri potencial duhet t’i plotësojë kushtet me ligjet e reja, të cilat nuk lejojnë përdorimin e (acidit helmues) Cianidit që përdoret për eksploatimin e xehes. Këtë gjithë e dinë!”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Saga e filluar që nga viti 2005 e këtej, në kohën kur në pushtet me BDI-në ishte VMRO-DPMNE, paraqiten dokumente të firmosura nga ministra e drejtorë institucionesh si Ministria e Ekologjisë, ajo e Ekonomisë, e Transportit dhe e Kulturës, të gjitha dhënë pëlqimet përkatëse që nuk ka pasur pengesë për minierën. Por, në 2019 për minierën e parë Illovica, u mor koncesioni për shkak të mos kompletimit të dokumenteve. Vendimi të cilin e shfuqizoi Gjykata Administrative, duke i dhënë të drejtë investitorit të huaj që pasi mori ndërkohë edhe koncesionin e dytë Shtuka, që janë ngjitur në territor, të kërkoj bashkimin e dy minierave.

“Mbrëmë nuk është refuzuar Vendimi për bashkimin e koncesioneve, por ka pushuar të vazhdojë Vendimi i mëparshëm për bashkim të koncesioneve. Ne nuk ja kemi mohuar të drejtën investitorit as nuk ja kemi refuzuar kërkesën, por vetëm se jemi kthyer një hap mbrapa. Ministria e Ekonomisë ka paraqitur propozim-vendim për bashkimin e koncesioneve në vitin 2016, por Qeveria atëherë nuk ka marrë as vendim negativ e as pozitiv para zgjedhjeve, ashtu siç veproi edhe Qeveria e ardhshme. Ne insistojmë që të merret një vendim, përndryshe ka rrezik të lartë të procedimit të arbitrazhit ndërkombëtar”, u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Asnjë nga Qeveritë nga viti 2016 deri në korrik 2023 nuk ka marrë Vendim për kërkesën specifike për të cilën Euromax ka kërkuar bashkimin e Koncesioneve “Illovica-Shtuka”. Pas pezullimit të mbrëmshëm, ata shprehen se do të përdorin të gjitha format juridike në afatet ligjore për të realizuar të drejtat e tyre.

Nga ana tjetër ambientalistët shprehin shqetësimin se kur hapen minierat e arit dhe bakrit sepse në të kaluarën jo të largët ka pasur incidente në afërsi të Maqedonisë. E shkuara tregon se përdorimi i cianidit në procesin e përftimit të mineralit, ka shkaktuar katastrofa ekologjike të ndotjes së ujërave nëntokësore.

“Euromax Resources”, planifikonte të investojë nga 400 deri në 500 milionë dollarë në Ilovica-Shtuka, prej nga do të eksploatoheshin xehet e arit dhe bakrit në tre dekadat e ardhshme. Sipas fakteve të publikuara nga kompania në shkurt 2013, në kantier duhet të ketë 119 tonë ar dhe 791 mijë tonë bakër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button