Deputeti i Parlamentit Evropian reagon për mesazhit e luftës nga tifo grupi “Delije”

Deputeti i Parlamentit Evropian Lukas Mandl, ka reaguar pas mesazheve të luftës drejtuar Kosovës, të cilat u shpalosën nga tifozët e klubit serb Crvena Zvezda, në ndeshjen ndaj Fiorentinës në Beograd. Tifozët serb  në këtë ndeshje  kanë vendosur banera nacionalistë në të cilët thuhej: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Mandl u ka bërë thirrje zyrtarëve e diplomatëve të Bashkimit Evropian si Josep Borrell, Oliver Varhelyi dhe Mirosllav Lajçak që të “shikojnë se çfarë po ndodhë?”.

Ndërsa ka pyetur ata se kënd po duan ende ta sanksionojnë, Kosovën??

“Ju ende dëshironi të sanksiononi, cilin vend? Kosovën? Josep Borrell, Oliver Varhelyi, Miroslav Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në uljen e tensionit, pajtimin, paqen. Gjithkush. Të gjithë ne”- ka shkruar Mandl në Tuitter.

LEXO EDHE:

Back to top button