PSZH gjen zëvëndësimin e Mbapes te Barcelona

Paris Sen Zhermen duket se po i afrohet idesë për të humbur Kilian Mbapen, dhe mund të ndodhë këtë verë. Nëse është kështu, atëherë mund të ketë një efekt të dëmshëm për Barcelonën. Sipas “Diario AS”, PSZH ka vendosur të ndjekë Ousmane Dembelen nëse do të humbasë Mbapen. Real Madridi është destinacioni i tij i supozuar, por pyetja është nëse kjo do të ndodh tani apo në fund të afatit kalimtar, pasi klubi francez i ka vendosur çmimin sulmuesit.
Dembele ka qenë i lidhur me PSZH-në në disa raste të ndryshme në të kaluarën, dhe aktualisht klauzola e tij e lirimit është vetëm 50 milionë euro. Kjo rritet në 100 milionë euro më 1 gusht. Megjithatë, “Blaugranët”, sipas informacioneve të tyre, do të ishin të gatshëm të negocionin edhe disa miliona nën klauzolën e lirimit të tij, duke pasur parasysh shtrëngimin e tyre financiar. Sulmuesit anësor i skadon kontrata verën e ardhshme dhe Barcelona ka filluar bisedimet me Dembelen për një marrëveshje të re deri në vitin 2027.
Megjithatë, siç ishte rasti herën e kaluar, duket se negociatat me agjentin e tij Mousa Sisoko do të përfundojnë. Të paktën para interesimit të PSZH-së, Dembele mendohej të qëndronte në Barcelonë. Menaxheri i PSZH-së, Luis Enrike ka dhënë dritën jeshile që skuadra e tij të ndjekë Dembelen dhe ish-shoku i tij i skuadrës dhe kapiteni Çavi Hernandez nuk ka gjasa të jetë i lumtur për idenë që Barcelona do të negocionte për largimin e Dembeles.
Çavi e ka vënë ‘qafën’ për Dembele në shumë raste, dhe korri shpërblimet sezonin e kaluar përpara se një dëmtim t’i shkatërronte kohën e tij të lojës nga janari e në vazhdim. Ai ka të ngjarë të jetë një nga lojtarët që do të ishte më i etur për të mbajtur, duke pasur parasysh kapacitetin e Dembeles për të kaluar mbrojtësit.