Interi arrin akordin për “yllin” e Udinezes

Tashmë gjithçka po shkon pranë fundit dhe gjatë kësaj jave pritet të vijë dhe zyrtarizimi i talentit serb të mesfushës së Udinezes, Lazar Samarxhiç, te “zikaltërit” e Inter, me këta të fundit që po fillojnë të bëhen tepër aktiv në merkato.
Për kartonin e Samarxhiçit, “bardhezinjtë” e Udinezes do të përfitojnë 15 milionë euro, si dhe shërbimet e “fantazistit” të Inter, Xhiovani Fabian, me këtë të fundit që do të ketë një klauzolë të veçantë në kontratë për blerjen e tij.
Përsa i përket kontratës personale, Samarxhiçi do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, e cila pritet të skadojë në verën e vitit 2028, ndërsa për pagën e lojtarit te “zikaltërit” nuk është zbuluar ende ndonjë detaj./abcnews/