KH Çair, nisi përgatitjet për sezonin e ri

Skuadra e Hendbollit në konkurencën e femrave, “Çair”, ka filluar përgatitjet për sezonin e ri. Skuadra nga Çairi hyn në sezonine ri me forca të reja, pasi që ka firmosur me 6 hendbolliste të reja si: Klea Ajvazi, Sevda Ozkan, Marija Galevska, Ivana Xhateska, Bojana Dinevska dhe Teodora Dukoska.

Sipas planit të hartuar, përgatitjet do të zhvillohen në Shkup, me kombinim të stërvitjeve në palestër dhe fitnes qendrave. Pastaj pason pjesëmarrja në turneun e fortë në qytetin çek të Hodinit, ku të përzgjedhurat e trajnerit Basri Latifit, do të zhvillojë katër ndeshje testuese.

Përpos pjesëmarrjes në Ligën e Parë, Klubi i Hendbollit “Çair” do të merr pjesë në Kupën evropiane, ku do të ndeshet me hendbollistet e Venllos nga Holanda.

LEXO EDHE:

Back to top button