Struga Trim Lum në histori, kundërshtar nga Luksemburgu në turin e tretë

Struga shkruan historinë në Podgoricë dhe kalon për herë të parë një tur në kompeticionet europiane. Kampionët e Maqedonisë së Veriut, jo vetëm që administruan avantazhin 1-0 prej takimit të parë, por fituan edhe në Mal të Zi, ndaj kundërshtarëve të Buduçnostit, me rezultatin 3-4.

Një festival golash në stadiumin “Pod Goricom”, por në fund ishin të besuarit e Shpëtim Duros ata që avancuan më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-3.

Pas kualifikimit plotësisht të merituar, Struga Trim Lum, do të ndeshet me skuadrën nga Luksemburgu të Hesperanxh, në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Ndeshjen e parë ndaj Hesperanxhit, skuadra strugane do ta zhvillojë në Ohër me 10 gusht, ndërsa atë kthyese një javë më vonë në Luksemburg.

LEXO EDHE:

Back to top button