Një tërmet i fortë tronditi Kinën, ka të lënduar dhe ndërtesa të shembura (VIDEO)

Një tërmet i fortë tronditi Kinën, ka të lënduar dhe ndërtesa të shembura (VIDEO)

Të paktën 21 persona u plagosën dhe 126 ndërtesa u shembën pas një tërmeti me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter goditi sot provincën lindore kineze të Shandong, njoftoi televizioni shtetëror kinez, cituar nga Reuters.

Epiqendra e tërmetit është ndjerë në orën 02:33 me orën lokale. Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash pranë rrethit Pingyuan të qytetit Dezhou, tha Qendra Sizmologjike e Kinës.

Kompania hekurudhore e Kinës ndaloi disa trena, përfshirë në linjën Pekin-Shanghai, për shkak të tërmetit, njoftoi televizioni shtetëror.

Tërmeti është ndjerë edhe në qytetet e Pekinit dhe Shangait, rreth 800 kilometra nga epiqendra. Tërmetet nuk janë të rralla në Kinë, por ata rrallë godasin pjesën lindore të vendit, ku jeton shumica e popullsisë dhe ndodhen qytetet kryesore.

VIDEON MUND TA SHIHNI KËTU

 

LEXO EDHE:

Back to top button