Google Search sjell një veçori të re?! Ja për çka bëhet fjalë

Google Search sjell një veçori të re?! Ja për çka bëhet fjalë

Google tani mund të ju ndihmojë të kontrolloni gramatikën tuaj, pikërisht tek skedari i kërkimit.

Kontrolluesi gramatikor i ri i fuqizuar nga inteligjenca artificiale, e që për momentin është në dispozicion vetëm me gjuhën angleze, mund t’i ndihmojë përdoruesit të shohin se “nëse një frazë apo fjali është e shkruar në një mënyrë të saktë gramatikore, dhe nëse jo do t’i ndihmojë ata në korrigjim”.

Dhe ajo është një veçori e lehtë për t’u përdorur.

Shkruajeni një fjali ose një frazë në Google Search, duke i shtuar fjalët ”grammar check”, “check grammar” ose “grammar checker”.

Në disa raste këto fraza nuk nevojiten fare, por përdorimi i tyre do të sigurojë në shfaqjen e këtij mjeti të ri.

A grammar check example on Google.

Nëse fraza është e shkruar në mënyrë të saktë, Google do ta shfaq një shenjë të gjelbër.

Por nëse keni nevojë për pak ndihmë, atëherë Google do ta shfaq opsionin e saktë.

A grammar check example on Google.

Mjeti i ri është i qasshëm në të dyja versionet e Google, si në desktop ashtu edhe në telefon.

LEXO EDHE:

Back to top button