Menaxheri i Sallahut shpalos planet e sulmuesit nga Egjipti

Mohamed Sallah nuk do të lëvizë nga Liverpooli. Përkundër zërave gjithnjë e më insistues të interesimit të disa klubeve arabe për futbollistin egjiptian nuk e kanë befasuar klubin anglez.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Bazelit, Çellsit, Fiorentinës dhe Romës e ka ndarë mendjen. Ai dëshiron të vazhdojë të luajë në “Anfield Road” dhe për këtë ka siguruar edhe menaxheri i tij, Ramy Abas Isa.

“Nëse do ta konsideronim idenë për t’u larguar nga Liverpooli këtë vit, nuk do ta nënshkruanim kontratën e re verën e kaluar. Mohamed-i do të mbetet i lidhur me Liverpullin”, shkroi menaxheri i futbollistit.

Yjet e Premierligës po e marrin rrugën drejt Saudi Pro Ligës, aty ku po paguhen disafish më shumë. Por, ka prej tyre që paraja nuk është gjithçka, siç është në këtë rast Mohamed Sallah-ut.

LEXO EDHE:

Back to top button