Disfatë për 3 skuadrat e kreut, Shkëndija kampion vjeshtor
Disfatë për skuadrat e kreut, Shkëndija kampion vjeshtor
Skuadra e Shkëndijës shijoi disfatën e parë në 18 javë të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, pasi që në raundin e e fundit të sezonit vjeshtor, në terrenin vendas, u mund nga Pelisteri me 0-1. Pavarësisht disfatës skuadra tetovare arkëtoi titullin kampion vjeshtor, duke krijuar epërsi prej 6 pikë para ekipeve ndjekëse.
Dy skuadrat nga Shkupi, të cilat janë në garë për titullin kampion, Makedonija Gjorçe Petrov dhe FC Shkupi , pësuan disfatë nga Renova, respektivisht nga Struga Trim Lum. Renova falë golave nga Muharremi, Selmani dhe Shefiti, arkëtoi tri pikë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në Shkup. Ndërkohë fitores në transfertë iu gëzua edhe Struga Lum, e cila me golat e Cakes dhe Jahjas shënoi fitore 2-1 ndaj FC Shkupit. Në përballjet e tjera, Vardari në transfertë, me 3-0 mundi Bellasicën, Akademia Pandev dhe Rabotniçki me rezultat identik, 2-1 mundën Sileksin dhe Borecin.
LIGA E PARË – JAVA 18
FC Shkupi 1–2 Struga Trim Lum
Shkëndija 0–1 Pelisteri
Makedonija Gj.P. 2–3 Renova
Bellasica 0–3 Vardari
Sileksi 1-2 Akad. Pandev
Rabotniçki 2-1 Borec
Në renditjet e përgjithshme, pas 18 javëve, Shkëndija u ndal në vendin e parë me 39 pikë, para FC Shkupit dhe Makedonija Gjorçe Petrovin me 33 pikë. Në pozitën e katërt u ndal Struga Trim Lum, para Vardarit, Borecit, Rabotniçkit dhe Sileksit. Në zonën e rrezikut janë Renova dhe Pelisteri me 19 pikë, para Akademia Pandevit me 17 dhe Bellasicës që ka vetëm 9 pikë.
Tabela – Liga e Parë
- Shkëndija 39 pikë
- FC Shkupi 33
- Makedonija Gj.P. 33
- Struga Trim Lum 28
- Vardari 25
- Boreci 25
- Rabotniçki 24
- Sileksi 22
- Renova 19
- Pelister 19
- Akad. Pandev 17
- Bellasica 9
Ndërkohë Dimitar Meçkarovski, edhe zyrtarisht mbylli karrierën e tij si arbitër. Meçkarovski drejtoi sfidën në Tetovë, në mes Shkëndijës dhe Pelisterit, duke referuar minutat e fundit në terrenin e gjelbër. Me këtë rast, të dy ekipet, drejtuesit e FFM-së dhe kolegët e tij, i ndan dhurata para filimit të takimit në Tetovë.
Mahir Thaçi