Shitet për shifrën marramendëse mikrofoni që Cardi B qëlloi fansen në koncert

Shitet për shifrën marramendëse mikrofoni që Cardi B qëlloi fansen në koncert

Ndërsa performonte në skenë, Cardi B u qëllua me lëng nga një fanse, veprim që sigurisht s’u mirëprit aspak nga artistja. Ajo vendosi t’i gjuajë me mikrofon vajzës dhe pikërisht ky mikrofon ka dalë në shitje.

Fillimisht u hodh në shitje nga Scott Fisher, pronar i The Wave Inc, një kompani prodhimi audio me bazë në Las Vegas, e cila ofroi pajisje zanore për klubin e plazhit në ditën e incidentit.

Ai tha se arriti të merrte mikrofonin dhe vendosi ta nxjerrë në ankand në eBay, duke premtuar se të ardhurat do të ndaheshin midis dy organizatave bamirëse – Friendship Circle Las Vegas, për adoleshentët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta dhe Projekti Wounded Warrior, për veteranët e lënduar.

Si përfundim, mikrofoni u shit për 99,900 dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button