Man Siti “djeg” Liverpull-in, gati super oferta për talentin

Skuadra e Renit do të kërkojë një shumë prej rreth 47 milionë sterlinash, nëse Man. Siti forcon interesin për sulmuesin e krahut Xheremi Doku. Fituesit e Triplete-s kanë treguar interes për 21-vjeçarin, teksa kërkojnë të zëvendësojnë Rijad Mahrez. Mihael Olise I Kristal Pallasit ishte një opsion, por ai tani po përballet me një periudhë të gjatë jashtë fushës për shkak të dëmtimit.
Kështu që Doku, i cili është shok skuadre te Belgjika me Kevin De Brujne, tani është shfaqur si një alternativë e mundshme. SKuadra e Renit nuk ka gjasa ta lërë atë të largohet pa luftë, por duket se lojtari është i vendosur për një transferim në “Etihad”.
Sipas “The Telegraph”, skuadra e Ligue 1 ka të ngjarë të kërkojë një tarifë prej 43 deri në 52 milionë sterlina për Doku këtë verë. Liverpulli kishte shprehur më parë një interes për nënshkrimin e sulmuesit, me Jurgen Klop që synonte atë si një zëvendësues afatgjatë për Sadio Mane.
Ai ishte afër transferimit nga Anderlehti për në “Anfield” në 2018-ën, por në vend më pas vendosi të kalonte te Reni. “Të Kuqtë” kanë vazhduar ta ndjekin lojtarin, por ende nuk kanë bërë një ofertë.
Dhe tani Man. Siti pritet të fitojë garën. Trajneri i Sitit, Pep Guardiola, ka prezantuar tashmë dy lojtarë të rinj në skuadrën e tij këtë verë. Mateo Kovaçiç iu bashkua klubit në një transferim prej 30 milion paund nga Çellsi, në qershor dhe Joshko Gvardiol u bë një nga mbrojtësit më të shtrenjtë të të gjitha kohërave kur përfundoi një transferim prej 78 milionë sterlinash në “Etihad”, nga Lajpcigu, muajin e kaluar.