Iljazi: Zjarri në Panairin e librit, njollë e zezë

Iljazi: Zjarri në Panairin e librit, njollë e zezë

Ditë më parë në qytetin e Tetovës, nga shkaqe ende të panjohura, u dogjën një numër i madh i librave dhe stendat ku ishin ekspozuar librat, përpara shtëpisë së kulturës, në kuadër të Panairit të librit. Shkaqet sipas policisë, mbeten ende të panjohura, ndërsa nuk dihet ende as sa është dëmi i shkaktuar. Kontaktuam edhe organizatorët, por nuk deshën të prononcohen para kamerave për zjarrin e një dite më parë. Shkrimtari nga Tetova Daim Iljazi, për mediat është shprehur se akti i djeshëm i djegies së librave, ishte akti më mizor dhe i turpshëm.

“Fatkeqësisht dje ndodhi një vepër makabre, apo një akt i shëmtuar me djegien e shtandeve të panairit të librit në Tetovë, gjë kjo që është një njollë e zezë për neve, sepse qyteti jonë me dy universitete, në vend se ta vizitojnë panairin, lejuan të digjet dje nga një dorë e zezë apo nga pakujdesia megjithatë ishte një akt i shëmtuar. Një shkrimtar i madh gjerman thotë se aty ku digjen librat digjen edhe njerëzit, për fat të keq në Tetovë kanë filluar edhe librat të digjen edhe njerëzit”, tha Daim Iljazi. Shkrimtar. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button