Zelensky vizitoi ushtarët në frontin lindor
Zelensky vizitoi ushtarët në frontin lindor

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha dje se ka vizituar frontin lindor, ku është takuar me ushtarët ukrainas, të cilët me përpjekje të mëdha çliruan zonën e qytetit të Bakhmutit, të shkatërruar nga lufta nga rusët.
“Kam vizituar (…) batalionet që kryejnë detyra luftarake në afërsi të Donjeckut, kemi biseduar me komandantin për problemet me të cilat ballafaqohen ushtarët dhe për propozimet për zgjidhjen e tyre”, ka shkruar ai në Telegram.
Zelenski i vazhdoi mesazhet e tij me pamjet video që tregonin atë duke shtrënguar duart me ushtarë nga njësi të ndryshme dhe duke folur me ta në një vend të panjohur.
Ukraina tha dje se po bënte përparim të ngadaltë në një kundërofensivë të rëndë që nisi më shumë se dy muaj më parë për të çliruar të gjitha zonat nën pushtimin rus.
Në rrjetin social X (ish Twitter), Zelensky falënderoi Shtetet e Bashkuara “për paketën e re të ndihmës ushtarake me vlerë 200 milionë dollarë”.
Në qytetin lindor të Bakhmut, forcat e Moskës janë tani në një pozicion për të zmbrapsur sulmet, pasi e kanë kapur atë në maj pas muajsh luftimesh të përgjakshme.
Luftëtarët ukrainas, megjithatë, po hasin vështirësi pak më në veri, afër Kupyansk, dhe presidenti rus Vladimir Putin shpesh ka theksuar publikisht se kundërofensiva ukrainase ka dështuar.