Aeroporti Paro në Butan mban titullin e një prej më të rrezikshmëve në botë dhe fakti që vetëm 24 pilotë kanë leje për të ulur atje tregon se sa sfidues është, shkruan LadBible.
Jo vetëm që ka më shumë se 100 rreziqe që pilotët duhet të marrin në konsideratë, por për shkak të mjedisit të tij, teknologjia që pilotët përdorin normalisht nuk mund të përdoret gjatë uljes.
Normalisht, kur një pilot i afrohet një aeroporti, ekzistojnë dy pajisje që u komunikojnë pilotëve pozicionin horizontal të avionit në lidhje me pistën dhe dërgojnë informacione se sa larg është avioni mbi pistë. Nikola Airport
Pilotët duhet ta drejtojnë avionin në lëvizje zig-zag nëpër male, pastaj të mbështeten vetëm në shikim duke përdorur pika referimi të paracaktuara në tokë. Përveç kësaj, pista është gjithashtu shumë e shkurtër, gjë që vështirëson uljen, transmeton B92.
Për shkak të gjithë kësaj, avioni duhet të fluturojë me një shpejtësi dhe lartësi të caktuar në secilën nga pikat e afrimit për të siguruar një ulje të sigurt.
Por kjo nuk është e gjitha. Kthimi përfundimtar i afrimit bëhet vetëm 30 sekonda përpara se rrotat të godasin në pistë.
Pamjet e uljes tregojnë kthesat që avioni duhet të bëjë ndërsa i afrohet pistës.
Ulja është aq e vështirë sa edhe pilotët që kanë kaluar një proces të vështirë trajnimi mund ta provojnë atë vetëm në kushte perfekte. Asnjë ulje gjatë natës, në dukshmëri të ulët, apo edhe në turbulenca.
Në mënyrë që pilotët të lejohen të ulen në Paro, ata duhet të kalojnë teste rigoroze që përfshijnë simulime, si dhe kryerjen e suksesshme të ngritjeve dhe uljeve të shumta.