Trump do të anashkalojë debatin e parë presidencial republikan këtë javë
Trump do të anashkalojë debatin e parë presidencial republikan këtë javë

Debati i parë televiziv para zgjedhjeve paraprake të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara do të mbahet pa pjesëmarrjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump, njoftoi DPA, duke iu referuar deklaratës së tij në rrjetin e tij social “Truth Social”.
– Publiku e di se kush jam dhe çfarë presidence të suksesshme kam pasur. Ja pse nuk do të marr pjesë në debate, shkroi Trump me shkronja kapitale, duke shtuar se do të qëndrojë larg jo vetëm nga debati i parë republikan këtë të mërkurë, por edhe nga debatet e mëtejshme televizive brendapartiake të partisë së tij.
Guvernatori i Floridës Ron De Santis, ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley janë të ftuar të marrin pjesë në debat.
Zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane do të mbahen nga janari deri në qershor 2024, pasuar nga zgjedhjet presidenciale në nëntor. Trump kryeson në sondazhet për zgjedhjet paraprake republikane.