Spasovski: Policia në shërbim të qytetarëve

Ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp me rastin e 100 ditshin të qeverisë u shpreh se policia e shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe se siguria e qytetarëve është prioritet i MPB-së.
Spasovski si të arritura të dikasterit që ai drejton i nënvizoi aksionet siç i quajti ai të suksesshme kundër tregtisë së paligjshme të drogës dhe tregtisë së armëve ilegale.
“Punojmë dhe angazhohemi në kthimin e besimit të qytetarëve ndaj policisë së shtetit”, tha Spasovski duke shtuar se përcaktim i tij mbetet edhe përmirësimi i kushteve për punë të policëve.
Ndërkohë i pyetur rreth hetimit për aksionin policor në Haraçinë, në të cilin u sekuestrua një sasi e madhe marijuhane, ai pa mos zbuluar më shumë detaje rreth operacionit, tha se hetimi po vazhdon.
“Sapo të përfundojë hetimi, ne do t’i ndajmë të gjitha detajet me publikun. Ajo që mund të them është se ekipi që punon në pjesën e hetimit, mbledh prova dhe informacione të reja çdo ditë. Ne do të ndajmë çdo moment të ri në lidhje me këtë hetim me publikun, kur kjo të jetë e mundur,” tha Spasovski.