“Korea Air”, përveç bagazheve do të bëjë edhe matje të pasagjerëve
“Korea Air”, përveç bagazheve do të bëjë edhe matje të pasagjerëve

Linja ajrore kombëtare e Koresë së Jugut, Korea Air, ka filluar të mat peshën e pasagjerëve, së bashku me bagazhin e tyre, kur hipin në aeroplan.
Në njoftimin e kompanisë thuhet se e gjithë kjo është në përputhje me vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit të Koresë së Jugut, e cila me këtë vendim synon siguri më të madhe në trafikun ajror. Është një program pilot tre-javor që, për momentin, zbatohet vetëm për fluturimet e brendshme dhe u prezantua për të ndihmuar kompaninë ajrore të marrë vendime për nevojat e karburantit dhe shpërndarjen e peshës në bord.
Megjithatë, pasagjerët mund të refuzojnë të peshohen.
Gjatë matjes së pasagjerëve dhe bagazheve, askush tjetër nuk do t’i shohë të dhënat dhe ato ndahen vetëm me Ministrinë. Linja ajrore e Koresë së Jugut u bë linja ajrore e dytë në botë që ndërmori një hap të tillë, pasi Air New Zealand filloi matjen e pasagjerëve në qershor. Rezultatet e këtij projekti pilot nuk janë publikuar ende.