Serhio Ramos, pas 18 vite rikthehet te “dashuria” e parë

Serhio Ramos do të rikthehet në Spanjë, te “dashuria” e tij e parë, skuadra e Seviljës. Mediet spanjolle raportojnë se mbrojtësi dhe kampionët e Ligës Europa kanë arritur të gjejnë marrëveshjen, ndërsa në orët në vijim pritet edhe zyrtarizimi.
Kështu Ramos rikthehet aty ku nisi historia e tij, te Sevilja, pas plot 18 vitesh, psi që kaloi 16 vite te Real Madridi dhe dy të tjera të kampionët e Francës.
37-vjeçari kalon te Sevilja me parametra zero, pasi këtë verë u largua nga Paris Sen Zhermeni, me të cilët i skadoi kontrata.