Përmbytje “apokaliptike” në Madrid, metrotë mbushen me ujë, bllokohet autostrada

Përmbytje “apokaliptike” në Madrid, metrotë mbushen me ujë, bllokohet autostrada

Kryeqyteti i Spanjës, Madridi, është përfshirë nga reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar edhe përmbytje të mëdha në disa zona të qytetit, teksa raportohet se uji ka vërshuar në metro, duke shkaktuar probleme me qarkullimin e tyre.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje të “pushtimit” të metrove nga uji, teksa njerëzit brenda kanë arritur të filmojnë gjithçka, ndërsa janë përfshirë nga paniku.

Për pasojë, autoritetet janë detyruar që të ndërpresin të gjitha shërbimet në metronë e qytetit, ndërsa pas stabilizimit të situatës, linjat e transportit janë vënë sërish në punë.

Ndërkohë, edhe një pjesë e një autostrade është mbyllur, për shkak të grumbullimit të ujit të dendur në të, çka e ka bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve, për pasojë policia ka vendosur një bllokadë në hyrje të saj për të mos lejuar shoferët.

LEXO EDHE:

Back to top button