Meta do ta heqë funksionin “Facebook News” në Mbretëri të Bashkuar, Francë dhe Gjermani

Meta do ta heqë funksionin “Facebook News” në Mbretëri të Bashkuar, Francë dhe Gjermani

“Meta Platforms” tha të martën se do të ndërpresë funksionin “Facebook News” në aplikacionin e Facebook-ut në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani, më vonë këtë vit.

Sidoqoftë, përdoruesve do t’u shfaqen linqet e artikujve të lajmeve dhe mediet evropiane do të kenë qasje në llogaritë dhe faqet e tyre në Facebook, pasi ndryshimi të zbatohet në dhjetor, tha Meta, transmeton Telegrafi.

Por, Facebook nuk do të krijojë marrëveshje të reja komerciale për përmbajtjen e lajmeve në “Facebook News”, as nuk do të ofrojë risi produktesh për kompanitë mediale në këto vende.

“Facebook News”, që kuron një feed artikujsh lajmesh, është një skedë e dedikuar e veçantë e aplikacionit Facebook.

“Lajmet përbëjnë më pak se 3 për qind të asaj që njerëzit në mbarë botën shohin në feed-in e tyre në Facebook, kështu që zbulimi i lajmeve është një pjesë e vogël e përvojës së Facebook për shumicën dërrmuese të njerëzve”, tha Meta në një postim në blog.

LEXO EDHE:

Back to top button