KH Çairi nis sezonin me derbi, sfidon Vardarin

Në selinë e Federatës së Hendbollit të Maqedonisë, sot u hodh shorti për sezonin e ri të kampionatit vendor, në konkurencën e femrave. Në sezonin e ri, do të garojnë 14 skuadra dhe do të zhvillohen 26 raunde të hendbollit vendor në konkurencën e femrave.

Secila skuadër do të përballet me secilën skuadër nga dy here, ndërsa java e para është planifikuar të zhvillohet më 17 dhe 18 shtator.

Skuadra e Çairit, do të nis sezonin e ri me një derbi të madh, duke u përballur me Vardarin në transfertë. Ndërkohë kampioni aktual, Gjorçe Petrovi, do të nis mbrojtjen e titullit në terrenin mysafir, në Manastir, kundër skuadrës së Pelisterit.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button