Immobile: Refuzova milionat për kombëtaren e Italisë

Për këtë vendim foli në një intervistë për mediat italian vet “bomberi” i “të kaltërve”, i cili përveç “gradimit” nga tekniku Luçiano Spaleti, tregoi gjithashtu dhe arsyen pse nuk pranoi të kalonte në Arabinë Saudite, gjatë merkatos së verës.

“Në fillimin e stërvitjes, Spaletti na grumbulloi dhe na njoftoi se unë do të isha kapiteni i kombëtares. Besoj se është një zgjedhje që vjen jo vetëm prej cilësive si lojtar, por edhe prej vlerave njerëzore.

Unë jam shumë krenar që jam kapiteni i kombëtares, është një ëndërr e bërë realitet. Do të jap gjithçka nga vetja, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Refuzova ofertat nga Arabia prej kombëtares”,- u shpreh Immobile.

LEXO EDHE:

Back to top button