VMRO-ja akuzon pushtetin se pengon zbardhjen e skandalit në Klinikën e Onkologjisë

VMRO-ja akuzon pushtetin se pengon zbardhjen e skandalit në Klinikën e Onkologjisë

Edhe sa emra të familjeve të pushtetit janë në listat e krimit të tmerrshëm në onkologji, pyesin nga VMRO-DPMNE, shkruan Alsat.

Zëdhënësi i kësaj partie Naum Stoilkovski I cili akuzon pushtetin si kreatorë të siç tha ai, këtij krimi të tmerrshëm që po zgjat me vite, nënvizoi se derisa kjo garniturë është në pushtet nuk do të lejojë as të bëhet hetim e as të ketë drejtësi.

“Edhe sa emra prej familjeve të pushtetit janë në listat e krimit të tmerrshëm. Kush I ka thënë drejtorit të LSD-së që të mbyll systemin e kontrollit dhe ndjekjes, kush I ka dhënë dokumente të rrejshme drejtorit të BDI-së edhe sa tragjedi të tmerrshme kriminale ka nëpër klinika… 00:48 Me vite po zgjat krimi I tmerrshëm, pacientëve u vidhen ilaçe dhe atyre që duhej të shëroheshin I është vendosur ujë, derisa ilaçet në mënyrë të organizuar I kanë shitur në treg të zi”, tha Naum Stoilkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button