Kosova me ekipin më të shtrenjtë se sa Rumania

Kombëtarja e Kosovës është mysafire e Rumanisë në takimin e vlefshëm kualifikues për “Euro 2024”, i cili do të zhvillohet në stadiumin ‘Arena Nationale’ nga ora 20:45. Të dy ekipet janë thuajse të kompletuara dhe me shumë lojtarë të njohur pjesë e formacioneve dhe ekipeve në përgjithësi.

Sipas vlerave zyrtare në faqen e specializuar të statistikave dhe transferimeve “Transfermarkt”, Kosova vlen për disa miliona më shumë se Rumania. Ekipi i Kosovës i përbërë nga 27 lojtarë ka një vlerë tregu prej 98.40 milionë eurosh. Lojtari më i vlefshëm në ekipin e përzgjedhësit Primoz Gliha është Amir Rrahmani i Napolit me vlerë 25 milionë euro.

Në anën tjetër, ekipi i Rumanisë se Edvard Jordanesku i përbërë nga 26 lojtarë ka një vlerë tregu prej 76.55 milionë eurosh. Lojtarët më të vlefshëm të rumunëve janë Razvan Marin dhe Radu Dragusin, me vlerë tetë milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button