Nga sot garantohen çmime më të ulëta për disa produkte ushqimore
Nga sot garantohen çmime më të ulëta për disa produkte ushqimore

Nga sot e deri më 30 nëntor, produktet ushqimore të përzgjedhura në markete do të shiten me çmime të paktën 10% më të ulëta se sa shiteshin më 1 gusht.
Produktet do të kenë shënimin “çmimi i garantuar”.
Në seancën e djeshme qeveria mori vendimin për uljen me 10% të çmimit të produkteve ushqimore dhe ngrirjen e çmimeve të ulura.
Sipas njoftimeve të ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, lista e produkteve do të zgjerohet javën e ardhshme.