Makpetrol, fushatë kundër dhunës së bashkëmoshatarëve

Makpetrol, fushatë kundër dhunës së bashkëmoshatarëve

Kompania Makpetrol ka nisur një fushatë edukative “Ngrini zërin kundër dhunës së bashkëmoshatarëve”. Dhuna fizike, verbale, psikologjike, sociale dhe kibernetike janë pjesë e jetës së fëmijëve në Maqedoni, që nga mosha e hershme. Kjo lloj përditshmërie në vitet e kaluara është vërtetuar nga një sërë hulumtimesh dhe rastet për të cilat mediat raportojnë shpesh, konfirmojnë se situata me këtë problem dalëngadalë po bëhet alarmante. Fushata edukative përbëhet nga disa elemente, ndërsa pjesa kryesore dhe më domethënëse e saj është uebfaqja kreniglas.mk. Qëllimi i kësaj faqe interneti është të japë njohuri për të gjithë ata që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit të dhunës së bashkëmoshatarëve – fëmijëve, prindërve dhe mësuesve. Fushata “Ngrini zërin kundër dhunës së bashkëmoshatarëve” i drejtohet mbarë publikut në Maqedoni dhe një nga qëllimet kryesore të saj është të inkurajojë ndryshime në mënyrën se si kuptohet bulizmi, por edhe çfarë hapash duhet të ndërmerren për të njohur dhe parandaluar këtë sjellje./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button