Rekord, për 29 ditë firmosi me katër klube të ndryshme!

Futbollisti egjiptian Amir Varda ndërroi katër klube në 29 ditë këtë verë! Kontrata e Vardës me Apollon Limassol skadoi në fund të sezonit të kaluar, kështu që ai nënshkroi për një nga klubet më të njohura të Afrikës, Raxha Kasablanka. Por ai qëndroi atje vetëm dymbëdhjetë ditë, ndërpreu kontratën dhe po atë ditë organizoi një transferim te Doksa Katokopias, por policia e ndaloi të kthehej në Qipro, shkruan “Marka”.
Pas kësaj, futbollisti shkoi në Teheran dhe nënshkroi për Esteghlalin iranian, por edhe aty qëndroi për një kohë të shkurtër, për rrethana të paqarta. Varda më pas u transferua në Farq të Egjiptit dhe siç janë gjërat aktualisht, atje është planifikuar të fillojë sezonin, nëse nuk ndodh një kthesë tjetër filmike.
30-vjeçari Varda ishte një talent i madh i futbollit egjiptian dhe një kohë ai quhej pasardhës i Mohamed Sallah, por i njëjti u përjashtua nga kombëtarja në vitin 2019 për shkak të një raportimi për ngacmim seksual.