QMK: Janë shuar 23 zjarre në ambiente të hapura
QMK: Janë shuar 23 zjarre në ambiente të hapura

Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK) bënë të ditur se dje ekipet e zjarrfikësve kanë shuar 23 zjarre, por shumë punë ka pasur edhe ekipet e EVN-së, të cilët kanë intervenuar në 12 komuna ku për shkak të një stuhie lokale nga era e fortë ka pasur disa defekte dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
“Zjarret në ambient të hapur, dje kanë qenë gjithsej 23 dhe ekipet e zjarrfikësve i kanë shuar të gjitha. 23 zjarre të shuara të cilat kanë ndodhur në të gjitha anët e vendit, gjegjësisht në komunat: Dollnen, Novaci, Ilinden, Studeniçan, Saraj, Mogillë, Prilep, Strugë, Kërçovë, Shtip, Kumanovë, Bogovinë, Gostivar dhe në territorin e Qytetit të Shkupit”.
Në kombinim me zjarret dhe reshjet e forta lokale të rrëmbyeshëm me erëra më të forta ndikuan në ndërprerjen e energjisë elektrike në shumë vende ditën e djeshme. Raste të tilla emergjente kanë ndodhur në Kratovë dhe në disa fshatra dhe vendbanime në gjithsej 12 komuna.