Përpos rezultateve të dobëta, Poketinjo gëzon besimin e pronarëve të Çellsit

Trajneri i Çellsit, Maurisio Poketinjo e ka konfirmuar se pronarët e klubit nuk e kanë humbur besimin në të, pavarësisht rezultateve jo të mira që po i ka skuadra në këtë fillim të sezonit.
Në pesë ndeshje të zhvilluara këtë sezon,skuadra angleze ka bilancin prej vetëm një fitoreje, dy barazimeve dhe dy humbjeve. Por, pavarësisht se fati momentalisht nuk është në anën e tij, Poketinjo, nuk është i brengosur sa i përket përkrahjes nga pronarët.
“Unë nuk jam i brengosur, gjithashtu edhe pronarët. Drejtorët dhe pronarët janë duke e përkrahur projektin, nuk janë të dëshpëruar pasi që së bashku kemi ndjenja të njëjta. Skuadra po tregon paraqitje të mirë dhe neve po na mungojnë shumë lojtarë kyç, por jam i dëshpëruar sepse shumë skuadra me më pak shënojnë më shumë. Prandaj ne ndjehemi keq. Jam i bindur se lojtarët tonë meritojnë më shumë”, shtoi më tej Pochettino.
Çellsi i rikthehet aksionit këtë të diele, ku e pret në “Stemford Brixh” skuadrën e Aston Villas me fillim nga ora 15:00.