Tifozët e Leçes njëzëri: Ramadanin e dum kapiten!

Ylber Ramadani, mesfushori i Leçe-s, ka folur për “DAZN” pak minuta para ndeshjes kundër Xhenoa-s, e fituar 1-0 nga të tijtë, ku vetë ai ishte ylli i mesfushës.

“Hjulmand është një lojtar i rëndësishëm, nuk është e lehtë ta zëvendësosh, por erdha këtu për të bërë mirë. Trajneri më jep forcë, më bën shumë komplimente. Për mua kjo është shumë e rëndësishme. Ndeshja e sotme ishte e rëndësishme për objektivin tonë. Ne gjithashtu luajmë mirë me topin. Këtë duhej ta bënim mirë edhe sot, ta lëvizim topin sa më shpejt,” tha në fillim Ramadani.

 

Nga 5 ndeshje; 3 fitore dhe 2 barazime. Kësisoji, Lecce ka vendosur një rekord, pasi kurrë më parë nuk kishte pasur një start të tillë në Serie A. Sa i takon mesfushorit shqiptar, që u ble kësaj vere në Skoci për më shumë se 1 milionë euro, ai i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë.

Madje, me paraqitjet e tij në 6 ndeshje, mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, ka dëshmuar se ka staturën e liderit të padiskutueshëm. Në të gjitha këto 6 ndeshje ka luajtur me kohë të plotë dhe shumë mirë.

 

“Ramadanin e duam kapiten”, – ishte një nga komentet e zakonshme të tifozëve të Leçe-s, të cilët shohin “luftëtarin” e vërtetë të shqiptari.

Ylber Ramadani iu ka hyrë atyre menjëherë në zemër, sikurse ka “çimentuar” vendin e titullarit te Leçe dhe në kombëtaren kuqezi, me Silvinjon si trajner.

LEXO EDHE:

Back to top button