Agjencitë turistike: Nuk ka rezervime për festat e fundvitit

 Pandemia do të ndryshojë edhe mënyrën e festimit gjatë ndërrimit të moteve. Shumica e qytetarëve vitin 2021 do ta presin në shtëpi, pasi gjendja me virusin korona, planet e tyre për të udhëtuar i ka zhvendosur në fund të listës. Qytetarët thonë se masat e shumta kufizuese dhe të ndryshme nga shteti në shtet e bëjnë gjithë situatën të paparashikueshme, andaj nuk do të rrezikonin të paguanin për diçka që ndoshta të nesërmen  rrethanat mund t’ua privojnë.


“Të ju them të drejtën do të doja….Do të donim të udhëtojmë edhe këtë vit, por nuk do të mundemi duke pasur parasysh se të gjithë kufijtë janë të mbyllur. 04:02 Menduam për në Stamboll.04:14 Por puna është se dëgjova se Turqia mbyll gjithçka të premten, të shtunën dhe të dielën. E tani unë nuk kam pse shkoj të qëndroj mbyllur në hotel.”

“Duke pasur parasysh gjendjen me pandeminë, nuk do të udhëtojmë. 00:16 Nuk kemi vizituar agjenci turistike dhe as që mendojmë t’i vizitojmë, për shkak të gjithë kësaj situate në të gjithë botën.”

“A planifikoni të udhëtoni diku për festat e fund vitit.
Jo, kështu si është situate në rajon vështirë se do të udhëtojmë. Jo vetëm që është gjë e vështirë, as nuk rekomandohet. Ka oferta interesante, por më me rëndësi është shëndeti.”

 

Agjencitë turistike kanë përpiluar ofertat e tyre, por për dallim nga vitet e kaluara, në listën e destinacioneve nuk ndodhen shumë shtete. Alaudin Alili, drejtues në një agjenci turistike në kryeqytet,  thotë se interesimi për të udhëtuar gjatë fund vitit është shumë i ulët, për të mos thënë aspak.

 


“Për Vitin e Ri nuk kemi shumë, është Dubai, është Antalia si mundësi e dytë për të festuar nëpër hotele dhe Stambolli. 02:40 Interesim për Vitin e Ri ende nuk ka, sepse njerëzit kanë frikë  a do të mbyllen apo jo  vendet përsëri. Vetëm udhëtime për në Stamboll kemi vazhdimisht.00:42 Por si shpëtim për të na nxjerrë nga kjo krizë që kemi për shkak të pandemisë, nuk i shohim’ deklaroi Alaudin Alili- Agjenci turistike

Ivona Jakomovska, udhëheqëse në Sektorin e Agjencive Turistike, tha se qytetarët që kanë vendosur të udhëtojnë, nëse jo më larg, interesin e tyre e kanë drejtuar tek vendet fqinje, por edhe për në Turqi. Këto shtete qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mund t’i vizitojnë pa pasur nevojë për  test PCR.


“Ata që nuk udhëtojnë dot jashtë vendit, por as nuk duan të qëndrojnë në shtëpi, ndërrimin e motive mund ta presin në vendet turistikë si Mavrova, Pelisteri apo Kodra e Diellit. Kudo që të vendosin të udhëtojnë, apelojmë deri tek të gjithë qytetarët që t’u përmbahen masave mbrojtëse të sjella nga Qeveria si dhe protokollet e vendosura nga shteti ku udhëtojnë’ pohoi Ivona Jakimovska- Oda e Turizmit

Përgatiti: Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button