VIDEO / Leao vendos rekord fantastik në Seria A
Ylli i AC Milanit, Rafael Leao ka vendosur një rekord të ri, që do e mbajë emrin e tij për një kohë të gjatë në historinë e Seria A. Portugezi ka shënuar golin më të shpejtë në histori të kampionatit Italian.
Pas vetëm 6.2 sekondave lojë, Leao pas asistimit të Çalhanoglut, realizoi kundër Sassuolos. Sulmuesi i Milanit me këtë rast tejkaloi rekordin e Poll Poxhit nga viti 2001, kur ky i fundit shënoi gol për 8.1 sekonda.
LEAO pic.twitter.com/o1LNhzCsX9
— Gomcalodias17videos (@Goncalodias17vt) December 20, 2020