Vazhdon protesta në Konjare, banorët kërkojnë zgjidhje
Vazhdon protesta në Konjare, banorët kërkojnë zgjidhje

Për të dytën ditë me radhë banorët e Konjares bllokojnë rrugën në shenjë proteste kundër gërmimeve afër lumit Pçinja.
Ata kërkojnë që Ministria e Ekonomisë të ndërpres koncesionin e kompanisë e cila po gërryen për burime minerale dhe po e dëmton ujin e pijshëm, tokën bujqësore, ajrin si dhe po rrezikon jetën e banorëve.
Banorët e Konjares javë më parë protestuan edhe para Qeverisë, ndërsa thonë se kanë trokitur nëpër të gjitha dyert e institucioneve, por kërkesat e tyre nuk merren parasysh. /alsat.mk