Danela Arsovska u përgjigj nëse po formon parti politike

Danela Arsovska u përgjigj nëse po formon parti politike

Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska, as nuk i konfirmoi dhe as nuk i mohoi zërat, se do të aktivizohej politikisht përmes një partie të re. Ajo u përgjigj sot se aktualisht është e angazhuar për të punuar për qytetin, dhe nëse ka ndonjë vendim tjetër, ajo do të informojë menjëherë publikun. Kjo vjen pasi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i uroi dje fat Arsovskës dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Ai e tha këtë në përgjigje të pyetjes, nëse VMRO ka frikë nga një parti e re në skenën politike të udhëhequr nga Arsovska dhe Gruevski.

“Më vjen shumë mirë që kryetari i VMRO-DPMNE-së, është marrë me mua gjatë dy viteve të fundit dhe uroj që ai të vazhdojë kështu, sepse ai dëshiron të rrisë rejtingun e tij, padyshim shumë punon ta rrisë edhe rejtingun tim.Personalisht, mendoj se nëse ai ka frikë, duhet të ketë një arsye “, dekloroi Danela Arsovska kryetare e Komunës së Shkupit . /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button