Muriqi i kënaqur me rikthimin në terrenin e gjelbër

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi është rikthyer në fushë, për herë të parë që nga lëndimi kundër Napolit. Kosovari u inkuadrua në minutën e 67-të, por s’ia doli të shënojë, ndërsa pas takimit të fituar ndaj Napolit me 2-0, u shpreh i kënaqur nga rikthimi në terrenin e gjelbër.
Jam i lumtur që jam rikthyer dhe kam kontribuar për skuadrën. Tri pikë shumë të rëndësishme,” ka shkruar Muriqi në rrjetete sociale.
Vedat Muriqi deri me tani nuk ka arritur të gjejë rrugën drejt golit në Seria A.