Ronaldo, parakalon Mesin dhe Levandovskin

Kristiano Ronaldo arkëtoi çmim tjetër prestigjioz “Golden Foot”, duke e pasuruar më tej palmaresin e tij të papërsëritshëm. Ky çmim iu jepet lojtarëve të moshës +28 vjeç, që kanë shkëlqyer në sezonin përkatës. Portugezi i Juventusit mposhti në këtë garë edhe emra si Mesi, Levandoëski, Nejmar, Serhio Ramos, ndër të tjerë.
Kam nderin të fitoj @goldenfootofficial dhe të jem i pavdekshëm në “Promenadën” e kampionëve të Monako-s, së bashku me disa nga legjendat më të mëdha të futbollit të të gjitha kohërave! Jam vërtet i përulur dhe dua të falënderoj fansat në të gjithë botën që më kanë votuar,” ka shkruar 35-vjeçari bardhezi në rrjetet e tij sociale.