Mbi 100 delfinë kanë ngordhur në Brazil, një shkak i mundshëm është temperatura e lartë e ujit
Mbi 100 delfinë kanë ngordhur në Brazil, një shkak i mundshëm është temperatura e lartë e ujit

Më shumë se njëqind delfinë janë gjetur të ngordhur në Brazil dhe arsyeja e mundshme për këtë është thatësira historike që goditi vendin dhe temperaturat e larta rekord të ujit, të cilat kaluan 38 gradë.
Delfinët e ngordhur të lumit janë gjetur në liqenin Tefe gjatë shtatë ditëve të fundit, tha Instituti Mamiraua, një strukturë kërkimore nën kujdesin e Ministrisë së Shkencës.
Instituti tha se një numër kaq i madh i individëve të vdekur është i pazakontë dhe se shkak mund të jenë temperaturat rekord të ujit, por edhe thatësira.
“Është ende herët për të përcaktuar shkakun e një dukurie kaq ekstreme, por sipas ekspertëve tanë, sigurisht që lidhet me periudhën e thatë dhe temperaturat e larta në liqenin e Tefes, të cilat në disa vende i kaluan 39 gradë Celsius”, njofton Instituti. .
Aktivistët dhe studiuesit po përpiqen të shpëtojnë delfinët e mbijetuar duke i zhvendosur nga lagunat dhe liqenet në rrjedhën kryesore ku uji është më i freskët, raportoi CNN Brazil.