Varane: Man. Junajted ka cilësi për të fituar Ligën e Kampionëve

Rafael Varane, mbrojtësi i Man. Juanjted, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Gallatasarait.

“Liga e Kampionëve është një kompeticion në të cilin detajet bëjnë diferencën. Ne mund të përmirësohemi, veçanërisht para portës. Ne duhet të krijoni shumë për të shënuar, ky është realiteti i klubeve më të mira evropiane.

 

A mund ta fitojë Man. Junajtedi garën e Ligës së Kampionëve?

Po, mendoj se po, skuadra ka cilësinë për të arritur deri në fund. Liga e Kampionëve është një kompeticion i vështirë, duhet të marrim parasysh çdo detaj, por kemi një skuadër me cilësi dhe mentalitet. Duhet të përmirësohemi. Nuk eshte fillimi i sezonit që do të kishim pritur, por ne mund të konkurrojmë me skuadrat më të mira në botë.

 

Të rinj në ekip?

Ata po bëjnë mirë, ata sjellin energji në ekip, por ende duhet të mësojnë. Është normale që lojtarët me përvojë të japin shembull. Me pasionin dhe talentin e tyre ata sigurisht që do të rriten,” tha mes tjerash Varane.

LEXO EDHE:

Back to top button