Çmimi Nobel për Fizikën shkon për shkencën që kap “momentet më të shkurtra”
Çmimi Nobel për Fizikën shkon për shkencën që kap “momentet më të shkurtra”

Nobeli në Fizikë për vitin 2023 i është ndarë tre shkencëtarëve, për punën e tyre në krijimin e atyre që janë quajtur pulse jashtëzakonisht të shkurtra të dritës.Këto pulse drite mund të shfrytëzohen për të studiuar proceset që ndodhin brenda atomeve dhe molekulave
Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier ndajnë çmimin prej 11 milionë koronash suedeze të shpallur të martën nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm.
“Gjysmë ora e fundit e leksionit tim ishte e vështirë për t’u bërë,” tha ajo.
“Siç e dini, nuk ka aq shumë gra që e marrin këtë çmim, kështu që është shumë, shumë i veçantë,” shtoi ajo.
Kujtojmë se një ditë më parë u nda çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi, dhe shkoi për një dyshe shkencëtarësh që zhvilluan teknologjinë që mundësoi krijimin e vaksinave anti-Covid me teknologjinë.