Kvaratskhelia: Duam të shkojmë “larg” në Evropë, s’kemi frikë nga Reali

Në prag të ndeshjes Napoli – Real Madrid, ka reaguar “ylli” gjeorgjian, Kvicha Kvaratskhelia, i cili fillimisht ka treguar se Real Madrid është ekipi i tij i preferuar, mirëpo në këtë përballje do të bëjë çdo gjë për të arritur te fitorja.
“Unë jam rritur duke parë Real Madrid në TV dhe tani ata janë rivali im në fushë dhe gjithashtu në stadiumin tonë. Është e pamundur të mos jesh i lumtur me një mbrëmje si kjo. Napoli i respekton të gjithë, por nuk ka frikë nga askush. Ne jemi kampionë të Italisë dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”, u shpreh Kvicha.
Në vazhdim të fjalës së tij, Kvara risolli në kujtesë dhe ecurinë e sezonit të kaluar të skuadrës së tij në Ligwn e Kampionwve, ku arritën për herë të parë në historië, fazën çerek-finale të këtij kompeticioni, teksa shtoi se këtë vit presin edhe më shumë.
“Napoli nuk ishte kualifikuar kurrë në çerekfinale. Ishte një arritje e madhe, tani ëndërrojmë ta kapërcejmë, nuk duam të ndalemi. Koha do të na tregojë se sa larg mund të arrijmë në Evropë.
Topi i Artë? Unë ëndërroj ta fitoj një ditë, siç ëndërrojnë të gjithë”, u spreh 22-vjeçari.
Për të mbyllur fjalën e tij, përpara sfidës ndaj Real Madrid, Kvicha foli dhe për situatën aktuale te kampionët në fuqi të Italisë, teksa fillimisht u ndal te tekniku i ri, Rudi Garcia e më pas thuri “elozhe” për shokun e tij të sulmit, Viktor Osimhen.
“Së pari duhet të falënderoj Spalletti-n. Ai besoi tek unë dhe bëri që potenciali im të shpërthejë, nuk do të kem kurrë fjalë të mjaftueshme për të shprehur mirënjohjen time. Rudi është një trajner i madh, ne po përmirësohemi pak nga pak. pak për të mësuar taktikat dhe vizionin e tij. Jam i sigurt se së shpejti do të arrijmë në versionin tonë më të mirë. Jemi një grup i disponueshëm dhe i etur për të ndjekur idetë e trajnerit.
Viktori është një djalë i veçantë, siç mund të shihet . në fushë: ai është gjithmonë i disponueshëm për të dhënë një dorë, brenda dhe jashtë fushës. A e falenderojmë për gjithë ndihmën e tij? Po, gjithmonë”,- përfundon “ylli” gjeorgjian. /abcnews/