Parandalohet përhapja e zjarrit në Zllukuçani të Shkupit
Inspektorët nga Qyteti i Shkupit mbrëmë, pas raportimeve nga qytetarët, me kanë arritur të parandalojnë përhapjen e zjarrit në Zllokuçani të Shkupit (prapa ndërtesës së Tinex).
Në vendngjarje janë kapur disa të mitur të cilët po digjnin mbeturina në një ndërtesë të braktisura, raporton Alsat.
Qyteti i Shkupit njofton se është realizuar bisedë edukative dhe me prindërit e të miturve.
Ditëve të fundit ekipet e qytetit kanë ndërhyrë në disa raste ku janë ndezur zjarre në ambiente të hapura, respektivisht në rajonin e Vardarishtes, Maxharit dhe Lisiçes së epërme.
Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve të kenë kujdes dhe në rast se hasin në ndonjë zjarr ta raportojnë në numrin e telefonit 193.