Avioni me udhëtarë nga rajoni, ulet në Podgoricë
Avioni me udhëtarë nga rajoni, ulet në Podgoricë

Ndërkohë një avion me dhjetëra udhëtarë në bord është ulur në Podgoricë pas fluturimit nga Izraeli mëngjesin e sotëm. Ministria e Jashtme e Malit të Zi njoftoi se 101 pasagjerë mbërritën në Podgoricë nga Izraeli, nga vende si Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia, Serbia dhe Suedia”. Fluturimi i evakuimit për në Podgoricë u krye në orët e hershme. Pas përcaktimit të listës së shtetasve malazezë që aplikuan për kthim, lista e pasagjerëve u zgjerua duke përfshirë pasagjerët që prisnin evakuimin nga disa vende të tjera dhe në komunikim me autoritetet e atyre vendeve. /Alsat.mk